Mesazhi frymëzues nga Marsi i ruajtur në parashutën e Preseverance

schedule10:47 - 25 Shkurt, 2021

schedule 10:47 - 25 Shkurt, 2021

Një video e shpërndarë nga NASA të hënën zbuloi për herë të parë pamjen e një anije kozmike që ulej në Mars.

Pas postimit të fotos në internet, shumica filloi një sfidë për deshifruar  mesazhin e  fshehur në parashutën e Rover. Në mesazhin  e fshehur të parashutës përfshihet  motoja e  Laboratorit të Jet Propulsionit të NASA-s, si dhe koordinatat GPS për JPL (misionin hapësinor) në Pasadena, California.

Mesazhet ishin të koduara brenda parashutës me ngjyrë portokalli edhe të bardhë.

Në pjesën e brendshme lexohet “ Merrni përsipër gjëra të guximshme” . Pjesa rreth parashutës është vendi ku mund të gjenden koordinatat e GPS për JPL.

Motoja  është një thënie nga  Theodore Roosevelt: “Është shumë  më mirë të guxoni gjëra të mëdha, të arrini triumfe të lavdishme , pavarësisht nëse dështoni….sesa të jesh edhe ti pjesë e atyre  personave me shpirt të varfër që as nuk kënaqen e as nuk vuajnë shumë, sepse ata jetojnë në një botë gri që nuk njeh as fitore as disfatë “.

 

Në Rover janë të shkruara  emrat e gati 11 milion njerëzve që morën pjesë në fushatën “Send Your Name to Mars”, si dhe 155 ese nga studentët që hynë në një konkurs për të emëruar Rover.

Gjithashtu, në një pllakë metalike janë të shënuara emrat e punonjësve të kujdesit shëndetësor që humbën jetën gjatë pandemisë.

 

Ndërsa motoja “Dy botë, një fillim”, aludon në idenë se Toka dhe Marsi u krijuan nga e njëjti pluhur që vërtitej rreth diellit miliarda vite më parë./abcnews.al