Zlatan Ibrahimovic po mban në ankth tifozët e Milanit, por zyrtarizimi i tij me kuqezinjtë është çështje kohe. Dëshira e madhe e 38-vjeçarit është rikthimi te kuqezinjtë, aty ku luajti gjatë sezoneve 2010-2012.
Gazzetta dello Sport citon se sulmuesi suedez ka refuzuar dy oferta për shitjen e shtëpisë së ka në Milano. Rreth 5 milionë euro kushton banesa luksoze e Ibrës, por ky i fundit ka bllokuar shitjen, me shpresën dhe besimin që do të rikthehet të jetojë në të.
Maldini dhe Boban duhet të bëjnë tentativën e fundit për të gjetur akordin përfundimtar, teksa gjithçka ka ngecur te kohëzgjatja e kontratës që i ofrohet sulmuesit të famshëm. /abcnews.al


