Mes zjarreve në Aleksandrupol, ekipi i zjarrfikësve shqiptarë në Greqi shpëtojnë 9 emigrantë nga Iraku

schedule14:32 - 25 Gusht, 2023

schedule 14:32 - 25 Gusht, 2023

Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar që po punojnë në vendin fqinj për shuarjen e flakëve të zjarrit kanë mundur që të vijnë në ndihmë dhe të shpëtojnë 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën.

Ekipi shqiptar ka bërë të mundur dhënien e ndihmës së parë mjekësore si dhe ushqim emigrantëve të cilët ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë.

Ndër të tjera ministria e Mbrojtjes thekson se falë ndërhyrjes së ekipit shqiptar gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!