Ky është momenti kur garda e republikës zbulon se dy besnikët e Sali Berishës kishin flakadanë me vete….Efekte përplasjeje
Pasi garda ju hoqi ato që ju kishte zbuluar, mbështetësit e Foltores hynë në sallë për të vënë në jetë planin që dirigjohej nga Sali Berisha….
Urdhërat i zbatonte i pari Flamur Noka. Pas tij edhe Gazmend Bardhi.
Seanca plenare u hap nën tension dhe me numër të lartë punonjësish sigurie për të shmangur përplasjet.
Me gjithë përpjekejet, Garda e Republikës kishte dështuar sërish.
Flakadanët kishin depërtuar më shumë se sa herën e parë.
Socialistët filluan të mbajnë disa fjalime të shkurtra për problemet e zgjedhësve, por ndërhyrja e demokratëve për t’i penguar shkoi deri tek tentativa për goditje fizike.
Kur të gjitha tentativat po dështonin, Flamur Noka provoi dicka të re.
Si fillim deshi të ndezë tapetin.
Më pas ndezi rregulloren
Me një tufë letrash tentoi tu vinte zjarrin pirgut të karrigeve, por nuk ja doli, falë edhe ndërhyrjes së Gardës së Republikës.
Në 20 minuta tensione, mbështetës të paktë të Bashës qëndruan në distancë dhe nuk u përfshinë në aksionet bllokuese. Vetë kreu zyrtar i demokratëve mungoi, ndërsa Edi Rama ishte nisur drejt Shkodrës për takime me qytetarët.
Sapo Lindita Nikolla mbylli seancën, si me buton, opozitarët ndalën cdo veprim dhe dolën jashtë.
Kur kamerat fiken, edhe stresi i protagonizmit, ulet. Derisa kamera ndizet përsëri. /abcnews.al