Mes temperaturës së lartë dhe pluhurit të mureve të Teatrit Kombëtar, vazhdon rezistenca qytetare e politike

schedule15:58 - 17 Maj, 2020

schedule 15:58 - 17 Maj, 2020

Kur Tirana u zgjua, Teatri Kombëtar ishte i mbuluar nga një re tymi.

Pak aktivistë të zhgënjyer e të dëshpëruar nga ajo ç’po ju shihnin sytë, prisnin përkrahjen e të tjerëve.

Në fillim protagonizmin e patën përfaqësues të LSI-së.

Më tej u shënuan disa incidente, kur qytetarë të mbledhur në shesh, tashmë më të shumtë në numër, tentuan të thyejmë kordonin policor dhe të afroheshin tek teatri që po kthehej në një masiv rrënojash.

Politikanët nuk u pritën mirë në shesh.

“Demokratët nuk duan ta shtojnë shembjen e Teatrit në betejat e humbura. Teatri dhe sakrifica e këtyre artistëve të jenë të bindur që nuk do të shkojë dëm”

Artistët nuk e fshehin dhimbjen.

“Me rënien e kësaj godine vriten ëndrrat e njerëzve e atyre që mendojnë se ky vend duhet të ecë përpara”.

Neritan Liçaj u kthye nga komisariati sërish në shesh, ndonëse në pamundësi për të folur.

Cigarja e tij dhe shenjat në trup flisnin më shumë se sa vetë aktori./abcnews.al