Në fund të spektaklit StyleStar Show, pas performancave energjike të të gjitha vajzave konkurente, ka ardhur momenti i paevitueshëm i eleminimit.
Siç e kërkon dhe formula e emisionit tre vajzat e votuara më pak nga vetë konkurentet dhe juria dalin përpara në skenë dhe më pas dy konkurente shpëtohen për të vazhduar garën më tej dhe vajza që mbetet skualifikohet.
Këtë natë, Aida ka qenë e eleminuara e radhës. Ajo shumë e emocionuar shpreh falenderimet që ka qenë pjesë e garës dhe në fund largohet mes lotësh. /abcnews.al


