Mes 4 mijë konkurentëve, shqiptarja shkon në finalen e “The Voice Kids” në Belgjikë: Jam gati për fitoren

schedule08:50 - 22 Nëntor, 2023

schedule 08:50 - 22 Nëntor, 2023

Ariona Hamzallari është shqiptarja që po bën krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Ajo është zgjedhur mes 4 konkurentëve në “The Voice Kids Belgium” dhe aktualisht ka arritur deri në finale mes tetë më të mirëve.

Në një lidhje me Skype, së bashku me nënën e saj Besjana Hasani, Ariona ka treguar detaje nga fillimet në muzikë deri te emocionet që ndjen për finalen e madhe të “The Voice Kids Belgium”, i cili do të mbahet të premten.

Sakaq, nëna e Arionës është shprehur shumë e lumtur që vajzës po i realizohet ëndrra e saj më e madhe dhe për këtë do t’i qendrojë gjithmonë pranë.

Ishte një mësues muzike që më tha kam zë dhe aty fillova të këndojë. Edhe tani jam në ‘The Voice Kids’ dhe aty këndoj këngë në frengjisht. Unë zgjodha skuadrën e Laurës, që u kthye e para. Të premten kemi finalen e madhe. Jam gati për finalen, por nuk e di a do të fitojë apo jo. Për mua është e rëndësishme pjesëmarrja”, tha Ariona.

Kam qarë përpara se ishte pak në stres se si do t’i shkojë Arionës, sepse kjo kishte një ëndërr që donte t’i bëhej realitet. Gjatë kësaj kohe ne kemi qene në dispozicion të Arionës dhe mundi shpërblehet. Duam që ajo të jetë një vajzë e mirë dhe me këmbë me tokë. Uroj që t’i realizohet ëndrra për më tej. Ariona është vajzë e vetme dhe ka dhe tre vëllezër. Ne në shtëpi flasim shqip të gjithë, pavarësisht se rrinë shumë orë në shkollë. Edhe e kanë pak të vështirë shqipen, mirëpo Ariona e shkruan shumë mirë shqipen, pasi e ka dhunti”, tha nëna e Arionës./abcnews.al