Mes tyre një grua shtatzënë, kapen 11 emigrantë shqiptarë në portin britanik

schedule10:29 - 29 Tetor, 2020

schedule 10:29 - 29 Tetor, 2020

Një grup prej 11 emigrantësh shqiptarë, përfshirë një grua shtatzënë dhe një djalë 17-vjeçar, janë gjetur në Southampton Docks.

Sipas BBC, grupi u zbulua nga punëtorët e portit të Mërkurën në mëngjes, sipas forcave kufitare. Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme tha se emigrantët  po qëndrojnë në paraburgim.

Sipas të dhënave, ata kanë mbërritur në qytet me një anije nga Le Havre, Francë, raporton abcnews.al.

Policia e Hampshire tha se gruaja shtatzënë ishte dërguar në spital dhe 10 personat e tjerë ndodhen në paraburgim. Ndërkohë djali 17-vjeçar do të transferohet në kujdesin e shërbimeve për fëmijë. /abcnews.al