Një grup prej 11 emigrantësh shqiptarë, përfshirë një grua shtatzënë dhe një djalë 17-vjeçar, janë gjetur në Southampton Docks.
Sipas BBC, grupi u zbulua nga punëtorët e portit të Mërkurën në mëngjes, sipas forcave kufitare. Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme tha se emigrantët po qëndrojnë në paraburgim.
Sipas të dhënave, ata kanë mbërritur në qytet me një anije nga Le Havre, Francë, raporton abcnews.al.
Policia e Hampshire tha se gruaja shtatzënë ishte dërguar në spital dhe 10 personat e tjerë ndodhen në paraburgim. Ndërkohë djali 17-vjeçar do të transferohet në kujdesin e shërbimeve për fëmijë. /abcnews.al