-Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se rënia e një rakete në Poloni, e cila dyshohet se u lëshua nga Rusia gjatë sulmeve masive ndaj Ukrainës, tregon se Moska është “e gatshme për një përshkallëzim” të konfliktit edhe me Evropën.
Sipas kancelarit Merz, incidenti dëshmon për “mungesën totale të skrupujve” nga ana e Rusisë, duke e cilësuar atë një zhvillim shqetësues për sigurinë evropiane.
Në një postim në rrjetin social X, kancelari gjerman dënoi ashpër valën e sulmeve ruse ndaj Ukrainës, duke theksuar se “shumë civilë humbën edhe një herë jetën” si pasojë e bombardimeve.
Gjermania mbetet një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës në përballjen me agresionin rus, duke ofruar ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare për Kievin.


