Merz dështon në Bundestag/ Kreu i CDU nuk miratohet për krijimin e qeverisë së re

schedule10:38 - 6 Maj, 2025

schedule 10:38 - 6 Maj, 2025

Friedrich Merz, fituesi I zgjedhjeve të 6 shkurtit në Gjermani për të marrë rolin e Kancelarit dështoi këtë të martë të merrte mbështetjen e Bundestagut Gjerman për tu mandatuar në këtë rol edhe pse kishte nënshkruar një marrëveshje koalicioni me qendrën e Majtë.

Në procesin e votimi të fshehtë Merz kishte nevojë të merrte 316 vota nga 630 ulëse që ka bundestagu Gjerman, por dështoi të siguronte këtë mbështetje dhe mori vetën 310 vota.

Ishin 18 deputetë që nuk mbështetën Fridrich Merz për të marrë rolin e kancelarit. Ky dështim I udhëheqësit Konservator shihet si I pashembullt në Historinë Moderne Gjermane. Hera e fundit kur kishte ndodhur dicka e tillë kishte qenë viti 1949.

Analistët politikë në Gjermani thonë se ajo cfarë ndodhi këtë të martë ishte një poshtërim I shkaktuar ndoshta nga anëtarët e Social Demokratët e ish kancelarit Olaf Scholz të cilë janë në koalicon me CDU- CSU. Mediat Gjermane shkruajnë se jo të gjithë anëtarët e Social Demokratëve ishin dakord për këtë koalicion.

Bundestagu gjerman ka tashmë 14 ditë për të zgjedhur një kandidat për Kancelar  me shumicë absolute.  Media raportojnë se raundi i dytë I votimit nuk do të mbahet këtë të martë. Nëse edhe kjo perpjekje dështon atëherë Presidenti Gjerman sipas kushtetutës duhet të shpallë zgjedhjet e reja kombëtare. Pas këtyre zgjedhjeve Kandidati me më shumë vota emërohet në mënyrë direkte kancelar.

AFD, partia  e ekstremit të djathtë në Gjermani e cila doli e dyta në zgjedhjet e mbajtura në muajin shkurt duke marrë mbi 20% të votave bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!