Pas aventurës madhështore në Napoli që zgjati 9 vite, Dries Mertens është gati për një aventurë të re që sipas të gjitha gjasave do ta çojë në Turqi.
Sulmuesi belg është shumë pranë kalimit te Galatasaray , të cilit i është vënë në pjatë një kontratë 4 milionë euro dhe një sërë përfitimesh si shofer privat, shtëpi, 30 fluturime për t’u rikthyer në Napoli dhe rinovim automatik në rast kualifikimi për në Champions League.
Në këtë pikë pista e Juventusit më në fund zbehet, një opsion që nuk e ka ngrohur kurrë shumë zemrën e sulmuesit 35-vjeçar, edhe për respekt për Napolin dhe një qytet që është bërë shtëpia e tij.
Dhe dhënia e nënshtetësisë së nderit është një tjetër dëshmi e një dashurie të përjetshme që distanca nuk do ta fshijë kurrë. /f.a/abcnews.al