Merrnin deri në 40 mijë euro nga kriminelët shqiptarë, arrestohen 6 policë në Greqi

schedule23:41 - 21 Shkurt, 2020

schedule 23:41 - 21 Shkurt, 2020

Gjashtë oficerë policie të cilët shërbenin në departamentet e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës janë arrestuar nga policia greke si të përfshirë në një grup që ofronte mbështetje për personat e implikuar në krime dhe trafik droge.

Provat e reja zbulojnë se si oficerët e policisë përfituan dhjetëra mijëra euro nga personat e kërkuar edhe për vrasje, duke u dhënë atyre pasaporta të rreme dhe duke i ndihmuar në ngritjen e bizneseve në zonë.

Policët në detyrë kërkuan deri në 40,000 euro për “raste të vështira”. Shumë nga ata që blenë dokumente të falsifikuara nga këta policë u akuzuan për trafik droge.

Në total, janë 33 persona të akuzuar si përfshirë në këtë rrjet, midis tyre edhe gjashtë oficerët e policisë përfshirë edhe një eficere femër, të cilët shërbenin në departamentin e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës si Pagrati, Vrilissia, Elefsina, etj.

Sipas aktakuzës, oficerët e policisë lëshuan dhe furnizuan me pasaporta të huajt, kryesisht kriminelë shqiptarë. Arrestimet e tyre erdhën pas dy vitesh hetime nga Zyra e Brendshme e policisë greke.

Oficerët e policisë dhe bashkëpunëtorët e tyre lëshuan pasaporta për shqiptarët, ku në disa raste ndaj tyre kishte edhe urdhër-arresti evropian ose të tjerë që dëshironin të bënin biznes në Greqi duke vendosur xhamat e dyqaneve. Kjo veprimtari gjeneroi fitime të mëdha, pasi tarifa shkonte nga 5,000 deri në 40,000 euro për rast./abcnews.al