Merret vendimi/ Fati i shqiptarit me tetë emra që u bëri “zbor” britanikëve

schedule22:40 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 22:40 - 1 Dhjetor, 2021

Drejtësia britanike ka vendosur deportimin në atdhe të shqiptarit me tetë identitete, Edlir Ganoshit.

Liria e tij mori fund në prill të këtij viti kur u arrestua në shtëpi me 10,000 £ të cilësuara “të ardhura kriminale”.

Ai ishte edhe përpara arrestimit një personazh i njohur për drejtësinë. 32-vjeçari u burgos në vitin 2018 për përfshirje në prodhimin e kanabisit.

Ganoshi ishte pjesë e një bande që drejtonte dhe kontrollonte disa ferma kanabisi, të cilat së bashku arrinin fitime mbi 2 milionë £ çdo vit.

Ganoshi bashkëpunonte me Elidjon Pashallarin dhe Arbër Ganoshin. Mes identiteteve të rreme ai kishte edhe dokumente greke dhe italiane./ Abcnews.al