Merret peng dhe dhunohet një biznesmen në Durrës

schedule19:42 - 16 Prill, 2018

schedule 19:42 - 16 Prill, 2018

Një biznesmen 33- vjeçar i sektorit të ndërtimit është marrë peng për disa orë dhe është dhunur nga disa persona.

Shkak për këtë është bërë një borxh. prej 13 mijë eurosh që u kishte dy vëllezërve nga Durrësi.

Mësohet se shkak për pengmarrjen është bere moslikujdimi i shumës së një apartamenti që dy vellezërit me inicialet J.N dhe Xh.N ia kishin shitur.

Denoncimi për ngjarjen në polici është bërë nga biznesmeni, në momentin që është lënë i lire.

Pas marjes së deponimit menjëherë policia shpalli në kërkim dy vëllezërit  nga Durrësi, ndërsa arrestuan pronarin e mjetit të përdorur gjatë pengmarrjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!