Merr fund Odisea e “Motit të madh” të arbëreshëve, dosja gati për UNESCO

schedule17:41 - 12 Tetor, 2022

schedule 17:41 - 12 Tetor, 2022

Pala arbëreshe prej dy vitesh e ka gati dosjen e “Motit të madh” për njohjen në trashëgiminë Botërore të UNESCO –s, por pengesë ka qenë dosja mbështetëse e studiuesve shqiptarë thekson profesor Matteo Mandala.

“Pala arbëreshe e ka përfunduar punën e saj që para dy vjetësh. E kemi dorëzuar dosjen me miratimin e plotë dhe entuziazëm nga ana italiane. Ata mbetën gojëhapur nga dokumentimi dhe hulumtimi së paku 3 dekada që kemi kryer në Itali. Duke ndjekur këshillën që na kanë dhënë specialistët italian, kemi kërkuar që pala shqiptare të merrte pjesë në këtë projekt. Na thanë se një mbështetje nga një shtet tjetër , mund të na ndihmonte në paraqitjen e dosjes në UNESCO”, theksoi Mandala.

Akademiku Shaban Sinani, pjesë e grupit të punës bën me dije se dosja është përfunduar dhe dorëzuar në Ministrin e Kulturës.

“Grupi i punës e ka përmbyllur punën dhe pjesa e dosjes shqiptare është në komunikim burokratik mes ministrisë sonë të Kulturës dhe palës Italiane. “Moti i madh” do të prezantohet me një dosjëe nga arbëreshët dhe nga një nëndosje mbështetëse nga ne”, u shpreh Sinani.

Tashmë dosja e” Motit të madh” pritet të përcillet nga Shqipëria për në Ministrin e jashtme italiane .

Propozimi i projektit “MOTI I MADH” përqendrohet mbi traditat Rituale të Pranverës me kërkesën për t’u regjistruar si pasuri kulturore jomateriale e Njerëzimit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!