Merr fund epoka e konsensusit/ Rama: Komisionet bipartizane, atavizëm

schedule19:10 - 10 Janar, 2024

schedule 19:10 - 10 Janar, 2024

Kryeministri Edi Rama mbron ligjin për komisionet hetimore, për të cilën Gazment Bardhi i është drejtuar me shkresë Presidentit të Republikës, për ta kthyer për rishqyrtim në parlament.

“Jo nuk ulemi, ligji për komisionet hetimore është bërë i bazuar nga modeli bazë nga i cili u ndërtua ai ligj që në fillim. Modelit gjerman i janë hequr komponentë shumë të rëndësisësh, nuk e negociojmë me një grup shqiptarësh që kanë humbur modelin dhe janë në kërkim të modelit të tyre.” tha Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë komentoi edhe situatën në parlament ndërsa pritet të nisë sesioni i ri parlamentar. Rama tha se Kuvendi nuk është një ‘olimpiadë’ fizike dhe se në të ndeshesh me argumenta dhe jo me grushte.

Kjo pyetje nuk është për mua, qasja ndaj parlamentit është e përcaktuar qysh kurse grekët e lashtë ndërtuan skenën e parë të shkëmbimit të opinioneve dhe hapën siparin e historisë së demokracisë. Në atë skenë nuk përfshiheshin mundja, boksi dhe aktivitetet me natyrë fizike. Grekët ishin atletë dhe i kishin sportet në qendër të vëmendjes por kishin pista atletike për aktivitete fizike dhe kishin skenën e debatit demokratit për aktivitetin mendor. S’më rezulton që gjatë historisë së tij parlamentarizmi të ketë patur ndryshim. Të jetë pranuar bashkëjetesa e sporteve fizike me ushtrimin e të drejtës së fjalës. Në parlament do qasemi sic janë qasur grekët romakët britanikët.

“Për sa kohë ne do të kemi hedhje gjyle apo ndezje flakadanësh për lojërat e ardhme olimpike, ne do votojmë dhe do largohemi, sepse ne do bëjmë punën tonë. Ne do të votojmë për qytetarët e ardhshëm, pasi ne ndeshemi me argumenta dhe jo me grushte. Ne nuk jemi as sllevër dhe as luanë, por jemi përfaqësues. Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që që konfliktimi fizik i jetës parlamentare të zgjidhet”-tha Rama./abcnews.al