Merr fund aventura sllovene, Endri Çekiçi kalon në Superligën turke

schedule19:18 - 2 Tetor, 2020

schedule 19:18 - 2 Tetor, 2020

Tjetër lojtar shqiptar në futbollin turk. Endri Çekiçi është larguar nga Olimpija Ljubjana, skuadër ku u transferua në janarin e vitit të kaluar dhe ia doli të fitonte një Kupë Sllovenie.

Sulmuesi i kombëtares kuqezi (u grumbullua për dy takimet e Nations League ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë por pa arritur të debutojë) do të vazhdojë karrierën tek Ankaragucu.

Klubi turk i Super Lig do të paguajë 200 mijë euro në arkat e Olimpijës dhe në orët e ardhshme pritet të zyrtarizojë blerjen e 23-vjeçarit nga Pogradeci, i cili realizoi 18 gola në aventurën sllovene. /abcnews.al