Merr fund arratia për 46-vjeçarin nga Vlora, që kultivoi 262 kg kanabis në shtëpi

schedule12:11 - 6 Shtator, 2022

schedule 12:11 - 6 Shtator, 2022

Ka rënë në prangat e policisë 46-vjeçari i shpallur në kërkim për prodhimin në bashkëpunim të 262 kg kanabis që iu gjetën në banesë në pranverë të këtij viti.

Fatbardh Kapllanaj ishte shpallur në kërkim, së bashku me shtetasit E. K., 22 vjeç dhe K. K., 21 vjeç.

21-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua më 12 prill të këtij viti.

Në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit të vënë në pranga sot, F. K. si dhe në një ambient pranë saj, të përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 262 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të kultivuar.

Njoftimi i policisë

Vlorë
Vijon operacioni policor i koduar “Çairet”.

Lokalizohet dhe vihet në pranga i kërkuari për prodhimin në bashkëpunim, të 262 kg kanabis që iu gjetën në banesë.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, organizuan punën për kapjen e tij.

Në vijim të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-F. K., 46 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, së bashku me shtetasit E. K., 22 vjeç dhe K. K., 21 vjeç. 21-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua më 12 prill të këtij viti.

Në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit të vënë në pranga sot, F. K. si dhe në një ambient pranë saj, të përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 262 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të kultivuar.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K, të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!