Merr fund arratia e 42-vjeçarit

schedule08:30 - 13 Qershor, 2019

schedule 08:30 - 13 Qershor, 2019

Një 42-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Lezhës, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ai dyshohet si për përfshirje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni. Sipas policisë dhe pas informacioneve të marra në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

42-vjeçarin shqiptar ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni” .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme./abcnews.al