Merkel: Shmangni kontaktet dhe udhëtimet për të parandaluar përhapjen e COVID-19

schedule13:07 - 17 Tetor, 2020

schedule 13:07 - 17 Tetor, 2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel, u bëri thirrje gjermanëve që të shmangin grumbullimet dhe udhëtimet për shkak të koroanvirusit.

Autoritetet kanë vendosur një sërë masash për të parandaluar një valë të dytë të COVID-19.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Çdo ditë është shumë e rëndësishme”, tha Merkel.

Ndërkohë Gjermania ka shënuar rritje të rasteve ditore , duke regjistruar 7,830 raste, bën me dije Instituti Robert Koch.

Politikanë së bashku me ekspertëve shëndetit i kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin masa individuale si edhe të shmangin kontaktin e afërt me të tjerët.

/abcnews.al/