Merkel pret Vuçiç në Gjermani: Serbia rol të rëndësishëm për Kosovën

schedule13:32 - 13 Prill, 2018

schedule 13:32 - 13 Prill, 2018

Kancelarja Gjermane Angela Merkel priti në Berlin presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ajo tha se Beogradi luan një rol të rëndësishëm për Kosovën si dhe kërkoi gjetjen e një zjgidhjeje përfundimtare për konfliktin mes dy vendeve. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është pritur në Berlin nga kancelarja Gjermane, Angela Merkel me nderimet më të larta. Ata zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, ku sipas raportimeve, kanë diskutuar ndër të tjera dhe për Kosovën. Pas takimi, Merkel dhe Vuçiç dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh, kancelarja përmendi rëndësinë e Serbisë.

Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë: “Serbia është vendi kryesor në rajon me të cilin Gjermania po bashkëpunon ngushtë. Serbia luan një rol kyç në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të shkëmbejmë pikëpamjet në një mënyrë të ngushtë dhe intensive”.

Më tej nënvizoi se Gjermania dëshiron të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën, pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë. Ndërsa nga ana tjetër Vuçiç tha se do të bëjë gjithçka për të shmangur konfliktet në Ballkan dhe se Gjermania është partneri më i rëndësishëm për Serbinë.

Aleksander Vuçiç, President i Serbisë: “Ne do të bëjmë çmos për të shmangur tensionet dhe destabilizimin me çdo kusht. Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit. Çdo lloj konflikti në Ballkan do t’i kthejë vendet dhe kombet tona 100 vite pas”.

Më tej Merkel dhe Vuçiç konfirmuan dëshirën e tyre për të vazhduar bashkëpunimin ekonomik. Gjithashtu Merkel theksoi se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen për anëtarësimin e Serbisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor për në BE përmes “Procesit të Berlinit”. Ndërkohë, ky ishte takimi I 12-ë mes Vuçiç dhe Merkel si dhe I dyti brenda 1 muaji.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!