Merkel: Presidenca gjermane e BE-së do të jetë e fokusuar në luftën kundër COVID-19

schedule15:35 - 25 Prill, 2020

schedule 15:35 - 25 Prill, 2020

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë të shtunën se presidenca gjermane e Bashkimit Europian, e cila fillon më 1 korrik, do të jetë e përqendruar në luftën kundër koronavirusit dhe ndikimit të tij social dhe ekonomik.

Merkel gjithashtu përmendi edhe çështjet mjedisore në mesin e prioriteteve, shkruan “Reuters”.

“Presidenca do të përqëndrohet  qartazi tek luftimi i pandemisë dhe pasojave të saj”, tha kancelarja Merkel gjatë fjalimit të saj, duke shtuar se përderisa nuk ekziston ndonjë vaksinë, virusi do ta ndikojë jetën në Europë.

Ajo gjithashtu tha se Gjermania do ta promovojë idenë e një sistemi shëndetësor efektiv në Europë për të gjitha vendet anëtare si dhe shkallë minimale të taksave e sistem të përbashkët për emetimin e gazrave të karbonit nga anijet dhe aeroplanët.

Kabineti gjerman do të mbajë një mbledhje të veçantë të mërkurën e ardhshme për të diskutuar për axhendën e presidencës gjermane të BE-së. Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe Jeppe Tranholm-Mikkelsen, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Europian./abcnews.al