Erzeni ka bërë dy përforcime. Klubi shijakase ka bindur sulmuesin e Kukësit, Markovanbasten Çema të rikthehet në Kategorinë e Parë ku ka luajtur më parë me Dinamon.
Shtatlarti u mundua të çante në Superiore sezonin e fundit, por hapësirat i munguan. Kështu ai zgjodhi të provojë një eksperiencë të re me Erzenin.
Në Shijak largimet kanë qenë të shumta dhe normalisht drejtuesit do të kenë punë për të ndërtuar ekipin. Veç Çemës, mbrëmjen e djeshme është konfirmuar edhe një tjetër lëvizje.
Elidon Selaci, 30-vjeçari që vjet ishte pjesë e Kastriotit, është portieri i ri i Erzenit dhe zëvendëson kështu Elton Vatën e larguar. Në vazhdim te shijakasit pritet të ketë edhe të tjera afrime. /abcnews.al