Merkato në Premier League, klubet votojnë datat dhe kanë një propozim

schedule12:57 - 14 Korrik, 2020

schedule 12:57 - 14 Korrik, 2020

Merkatoja e verës në Angli mund të jetë më e gjatë se zakonisht. Kështu klubet e Premier League mund ta zgjasin atë në 10 javë, duke pasur kështu mundësinë për të blerë, shitur dhe huazuar lojtarë mes tyre.

Nëse kjo nismë do të konfirmohet, atëherë merkato fillon një ditë pas përfundimit të sezonit, pra me 27 korrik, dhe përfundon me 18 tetor. Të 20 klubet e Premier League kanë kohë deri në orën 17:00 të së hënës për të dhënë votën e tyre lidhur me këtë çështje.

Theksohet se klubet e forta nuk mund të bëjnë asnjë transferim gjatë këtyre dy javëve mes tyre, apo me klubet e huaja, pra ato do të kenë kohë deri në 5 tetor. Gjithashtu klubet që do të marrin pjesë në Champions dhe Europa League do të respektojnë rregulloren e UEFA-s, që njeh datën 6 tetor si ditën e fundit të merkatos. Tashmë mbetet vetëm për t’u marrë vendimi përfundimtar. /abcnews.al