Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Merkato në hyrje dhe dalje te Milani, kush janë emrat konkretë që lakohen

schedule11:29 - 8 Prill, 2021

schedule 11:29 - 8 Prill, 2021

Gjatë merkatos së verës priten disa lëvizje në radhët e Milanit. Rol të rëndësishëm pritet të ketë dhe arritja apo jo e Champions League, e cila po mban peng drejtuesit e klubit. Përveç afrimeve në sulm, priten dhe largime dhe më poshtë janë disa nga emrat që janë lakuar më shumë ditët e fundit.

 



Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, kuqezinjtë kërkojnë si partnerin e ri të Ibrahimovic njërin mes Andrea Belottit dhe Dusan Vlahovic. Nëse nuk arrijnë të transferojnë dot njërin prej tyre, atëherë vëmendja do të përqendrohet tek sulmuesi i Celtic, Odsonne Edouard.

Përpos tyre në “valle” është futur edhe ylli i Napolit, Lorenzo Insigne. Kontrata e italianit me napoletanët përfundon në vitin 2022 dhe agjenti i tij po fillon të bëjë lëvizjet e para. Mësohet se ai është takuar me disa nga drejtuesit e “Djallit”, por ende nuk dihen arsyet e këtij takimi.

 

Ndërkohë, për sa i përket largimeve emri më i lakuar është ai i Samu Castillejo. Në Spanjë e konsiderojnë të sigurtë një duel mes Sevilja e Valencias për sulmuesin anësor, për të cilin Milan kërkon 10 milionë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!