Merkato në Brazil, Turbina zyrtarizon një sulmues

schedule21:38 - 16 Janar, 2020

schedule 21:38 - 16 Janar, 2020

Turbina emëroi pak ditë më parë Alfred Allamanin si trajner, ndërkohë që ka pasur edhe lëvizje në ekip. Cërrikasit kanë parë t’u largohen futbollistë të rëndësishëm, por drejtuesit nuk po qëndrojnë duarkryq.

Së fundmi është afruar një sulmuesi brazilian dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit të Turbinës në pjesën e dytë të kampionatit.

“Wanderson Santiago do të jetë afrimi i radhës për repartin e sulmit . Sulmuesi 22- vjeçar i është bashkuar skuadrës ditën e djeshme”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Turbinës. / abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B7WiGWNIgaD/?utm_source=ig_web_copy_link