Merkato në Brazil e Angli, Besa prezanton afrimet e fundit

schedule21:56 - 3 Shkurt, 2021

schedule 21:56 - 3 Shkurt, 2021

Besa ka lëvizur pak në merkaton e janarit. Drejtuesit verdhezinj morën nga Tomori mesfushorin Erald Hyseni në huazim dhe në ditët e fundit kanë regjistruar edhe dy futbollistë të tjerë.

Njëri është Kevin Nunes, vëllai binjak i sulmuesit Kaina. Ai luan si qendërmbrojtës dhe Besa njofton se kanë nënshkruar me të një kontratë për 2.5 vite.

Afrimi i fundit te klubi i Kategorisë së Parë vjen nga Anglia. Bëhet fjalë për Henri Gashin, i cili ka firmosur për 18 muaj. Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e akademisë së FC Bromley. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!