Merkato faraonike e Chelsea: Tjetër afrim nga Bundesliga, feston Lampard

schedule22:38 - 8 Gusht, 2020

schedule 22:38 - 8 Gusht, 2020

Kai Havertz është gjithnjë e më afër transferimit te Chelsea. Talenti gjerman i Bayer Leverkusen, do të jetë goditje e tretë në sulm e “Bluve të Londrës”, pas Timo Werner dhe Hakim Ziyech.

Në garë për Havertz ishte edhe Bayern Munchen, por “Aspirinat” kërkojnë 78 milion euro për të lënë të lirë 21-vjeçarin, shumë që konsiderohet tepër e lartë nga kampionët e Gjermanisë.

 

Havertz në një dyluftim me CR7

Ndryshe mendojnë anglezët. Frank Lampard është i dashuruar me mesfushorin ofensiv, i cili është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman dhe ka një raport shumë të mirë me golin.

Chelsea ka vendosur të paguajë këtë shumë, negociatat me agjentin e lojtarit janë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt do të vijë edhe marrëveshja zyrtare. /abcnews.al