Merkato, Ceferin i hapur: Klube, ka diçka që nuk mund ta bëni dot!

schedule12:22 - 28 Mars, 2020

schedule 12:22 - 28 Mars, 2020

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka folur së fundmi për “La Repubblica”dhe normalisht një temë e rëndësishme ishte ajo ë fillimit të kampionateve në Europë dhe merkato. “Nëse klubet nisin të luajnë, edhe ne mund t’i mbarojmë kupat e Europës.

Pastaj, për vitin e ardhshëm mund të rregullohet numri i ndeshjeve në funksion të kampionatit Europian”, shprehet fillimisht Ceferin, i cili më pas flet edhe për transferimet e lojtarëve dhe lë të kuptohet se po mendohet që futbollistët, të cilëve kontrata u mbaron këtë verë, të qëndrojnë deri në janar në ekipet aktuale.

“Nëse sezoni nis përsëri, do të ishte i nevojshëm një kompromis. Tregu duhet të jetë i përshtatshëm. Ju nuk mund t’i thoni një lojtari të luajë deri në fund të gushtit dhe pastaj ai nuk mund të ndryshojë skuadër sepse merkato është mbyllur”, mbyll presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. /abcnews.al