Moderatori Meriton Mjekiqi ka folur publikisht pas sherrit të bujshëm që pati me Noizyn. I ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, Meritoni u tregua i rezervuar përsa i përket përplasjes së tyre, por shtoi se pavarësisht gjithçkaje, Noizy nuk e ka cënuar tek jeta e tij personale.
“Sot kemi ardhur për qejf me fol për gëzim me Meritonin. Gjakrat janë të nxehta ose jo, ai ka punën e vet dhe unë timen. Kështu kanë ndodhur deri tani keqkuptimet e vogla. Të paktën Noizy e ka deri në një masë, edhe pse bën gjëra tek pjesa e familjes ka kujdes se është familjar dhe vetë. Jemi gjithmonë pro të mirës.”, është shprehur Meritoni.
Kujtojmë që përplasja mes tyre nisi pas një komenti që Big Kik, i cili ishte i ftuar në emisionin e Meritonit “Gjoni’s Black”, ku u shpreh se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi OTR. Ky i fundit reagoi menjëherë duke përfshirë dhe moderatorin.
“Po nuk u përmend Noizy s’ka lajm..ai emision është bo për mu nëse nuk e keni vënë re Noizy, Noizy, Noizy, Noizy, Noizy. E di që ju dhemb suksesi im por ky ka qenë plan i zotit jo i imi dhe krejt estrada të bëhet bashkë s’mund ta ndryshojë këtë. I’m unstoppable”, shkruante ndër të tjera asokohe Noizy.
Debati vijoi më tej, ku në lojë u fut dhe miku i ngushtë i reperit, Varrosi, Ky i fundit publikoi një mesazh nga ish partnerja e Meritonit, të cilin e shoqëroi me fjalët: “Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po dhe grupin tim! Nejseeee”. /abcnews.al