MEPJ shpall fituesin e konkursit të fotografisë dixhitale

schedule22:29 - 2 Maj, 2018

schedule 22:29 - 2 Maj, 2018

Në edicionin e katër të konkursit të fotografisë dixhitale me titull “Ngjyrat e Shqpërisë” të shkrepura rreth temës “Trashëgmia kulturore dhe përkatësia europiane” në ambientet e Akademisë së Arteve u zhvillua ceremonia e cila shpalli edhe fituesin e garës për logon që do të përfaqësojë këtë edicion.

E organizuar nga Ministria për Europën dhe Punën e jashtme dhe me pjesëmarrjen e mbasadores së Bashkimit Europian Romana Vlahutin dhe Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, ishte vetë ministri Ditmir Bushati, ai i cili i dha çmimin studentit fitues të shkollës artistike “Jordan Misja”,  por edhe një çertifikatë mirënjohjeje për drejtoreshën e këtij institucioni. /abcnews.al