Serbia memorandum me BE, Nazarko: Marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimit të ndërlikuara prej kohësh, nuk ndikohen nga kjo marrëveshje

schedule16:38 - 19 Korrik, 2024

schedule 16:38 - 19 Korrik, 2024

Përgjatë Samitit për Lëndët e Para të Qëndrueshme në Beograd, blloku evropian dhe Serbia kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për partneritet strategjik lidhur me lëndën e parë të qëndrueshme, rrjetin e prodhimit të baterive dhe makinave elektrike.

Vuçiç ka thënë pas nënshkrimit të memorandumit se ky vendim është  i rëndësishëm jo vetëm për Evropën, por edhe për vetë Serbinë.

“Kjo është e rëndësishme për Evropën, për Gjermaninë, mirëpo shumë e rëndësishme është edhe për Serbinë. Kjo përbën pikë kthese dhe mundësi të madhe për ne”, është shprehur më tej ai.

Në një intervistë në “Ballkan Update” në ABC News, analisti Mentor Nazarko, komentoi nënshkrimin e memorandumit mes Serbisë dhe BE për litiumit.

“Memorandumi i Serbisë me BE nuk shënjon ndërlikimin e marrëdhënieve të Kosovës me Perëndimit. Marrëdhëniet e Kosovës me BE, nuk po ndërlikohen tani. Tashmë marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Kosovës i kemi parë që janë të ndërlikuar prej kohësh. Zbulimi i litiumit është një fakt botërisht i njohur dhe përgatitjet për një marrëveshje të tillë. Sa i përket nënshkrimit të memorandumit, një nga të rejat e këtij orientimi është që Serbia ka thënë që nuk do të ja japë Kinës shfrytëzimin por BE. Po nga ana tjetër Kosova shmangu një lidhje me tub gazsjellësi me Greqinë, në këmbim të shfrytëzimit të fondit për bateri që ruanin energji për një kohë të caktuar. Kur ti bën gabime nuk mund të habitesh që kundërshtari yt ecën përpara”, u shpreh Nazarko.

Gjatë kësaj interviste Nazarko komentoi edhe vendimin e Hagës, për Pjetër Shalën, i njohur ndryshe edhe si “komandant “Ujku”.

“Gjykata Speciale janë një instrument i pazakontë. Koha e kësaj drejtësie të pazakonte që shkel të drejtat themelorë, është një kohë e ngadalshme. Por kemi një pozicion të atij që është një nga njerëzit më të afërt të Trump, Grenell që thotë se tani është radha për të liruar zotin Thaçi. Mendoj që është një skenar real, por me shumë kushtëzime”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/