Sipas MeteoAlb territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin kthjellime dhe vranësira të pakta gjatë pjesës së parë të ditës.
Po ashtu dhe në pjesën e dytë të ditës pritet të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta, më të theksuara do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por vijojnë të jenë të larta në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Dita e enjte në vend sjell mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta të cilat më të dukshme do të jenë në orët e mesditës dhe pasdites. Ndërsa në orët e paradites dhe mbrëmjes pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme.
Maqedonia e Veriut
Kushtet e qëndrueshme atmosferik në territorin e MV do të sjellin dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara vranësirat parashikohet të jenë përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Rajoni dhe Europa
Europa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.
Ndërsa kontinenti Europian do të jetë në veri, lindje dhe pjesërisht në qendër me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere./abcnews.al/