Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe temperatura të larta vijojne të dominojnë në të gjithë republikën e shqipërisë gjatë paradites.
Parashikohet që pasditja të lër me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore ndersa shira të papërfillshëm rrezikohen sërisht në skajin verior.
Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës deri pasdite mbetet me mot të kthjellët. Por pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta në të gjithë vendin. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.
Maqedonia e Veriut
Deri pasdite moti në MV paraqitet me kthjellime, por më pas vranësirat shfaqen në zonat perëndimore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin por pa mundur të sjellin shira. Edhe nata vijon në të njëtat kushte atmosferike./abcnews.al