Michael Ngoo nuk ra dakord me Tiranën për të rinovuar dhe momentalisht sulmuesi shtatlartë ndodhet në Londër. Media turke gjatë këtyre ditëve kanë raportuar se për shërbimet e tij interesohet Menemenspor, madje e bënin të kryer si operacion.
Gjithsesi në Nigeri raportojnë se oferta e klubit ku luajnë Gentian Selmani dhe David Domgjoni nuk e ka bindur sulmuesin, autor të 13 golave në Superiore me Tiranën sezonin e fundit. Për Ngoo ka edhe propozime të tjera.
LEXO EDHE: Dëmtimi i frikshëm dhe si e shpëtoi Tirana, rrëfimi special i Michael Ngoo
Menemenspor madje e ka një rival në ligën e dytë turke. “Allnigeriasoccer” shkruan se Boluspor interesohet për shërbimet e gjigantit anglez. Ata madje po përgatitin ofertën, pasi kanë biseduar me menaxherin e Ngoo. /abcnews.al