“Mendova se ishte i sëmurë”, Artan Peqini: Çfarë më tha Sali Shijaku për ekspozitën

schedule12:54 - 5 Maj, 2023

schedule 12:54 - 5 Maj, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, piktori i njohur, Artan Peqini tregoi se kush janë dy personat që e kanë frymëzuar gjatë krijimtarisë së tij.

Ai veçoi profesorin Sali Shijaku, me të cilin ka pasur fatin të rritet, duke theksuar se mendimi i tij ka pasur gjithmonë shumë rëndësi. Madje, zbuloi edhe se çfarë ai i tha për ekspozitën e fundit, por që është penduar që nuk e ka regjistruar për ta ruajtur gjithmonë.

“Sali Shijaku ka qene profesori im personal, bashkë me Thoma Thomain. Kanë qene dy profesorët e mi që kanë ndikuar shumë te unë, njëri në skulpturë, tjetri në pikturë. Me profesor Saliun kam pasur fatin të rritem me të, por ai nuk pati fatin ta shihte as ekspozitën e parë, por unë ja tregova me fotografi. Gjëja që më bëri përshtypje është se unë mendoja se ai nuk kishte memorie nisur nga rrethanat shëndetësore. Më ka kujtuar punët që kemi ekspozuar bashkë në ’91, një për një. Edhe më bëri një analizë dhe më thoshte përparësitë e asaj kohe dhe përparësitë e kësaj kohe në krijimtarinë time. Edhe unë si i pakujdesshëm që jam, nuk e regjistrova fare. I pëlqeu piktura nga pikëpamja koloristike dhe i bëri përshtypje përpjekja ime për jo ndonjë kompozim të jashtëzakonshëm”, tha piktori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!