Mendonte se nuk ishte në transmetim live, prezantuesja e BBC bën gjestin e turpshëm gjatë edicionit të lajmeve

schedule10:12 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 10:12 - 7 Dhjetor, 2023

Një gjest i turpshëm i bërë në transmetim live nga një prezantuese e BBC-së, është bërë viral në rrjete sociale. Mariam Mosiri ngriti gishtin e mesit menjëherë pas hapjes së reportazhit, pasi siç duket nuk e kuptoi në kohë se transmetimi i drejtpërdrejtë kishte nisur.

Në videon që po bën xhiron e internetit, Moshiri duket se e kupton atë që ka ndodhur, ndryshon tërësisht shprehjen e fytyrës dhe nis të lexojë një lajm për Boris Johnson.

“Live nga Londra, duke parë BBC News”, dëgjohet duke thënë prezantuesja.

Disa e kritikuan prezantuesen për mungesë profesionalizmi dhe të tjerë shprehën mirëkuptimin e tyre për gjendjen e vështirë në të cilën ajo u gjend./abcnews.al