Mendonte se nuk bënte fëmijë, gruaja lind katërnjakë në moshën 42-vjeçare

schedule17:20 - 19 Mars, 2021

schedule 17:20 - 19 Mars, 2021

Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe e bukur ka ndodhur me një grua 42-vjeçare. Bëhet fjalë për Kimberly Fugate, e cila ishte nënë e një vajze 10-vjeçare, por zoti i dhuroi një mrekulli.

Kimberly nuk mendonte se do të mbetej shtatzënë, por u befasua kur mjeku i tha se ishte shtatzënë.

 

Një lajm akoma më i gëzuar ishte kur ajo mësoi se do të lindte katër fëmijë. Në këtë mënyrë, ajo jo vetëm që mbeti e shtangur për shkak të moshës që kishte, por edhe sepse nuk ishte e përgatitur për këtë mrekulli./abcnews.al