4 armë zjarri dhe 5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa janë sekuestruar nga Policia e Memaliajt, në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Gjirokastër, gjatë operacionit të koduar “Zhapokika”.
Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative se dy shtetas, (gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije për arsye hetimi), po transportonin në një përrua, armë e drogë me qëllim fshehjen e tyre, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur “Përroi i Madh”, në fshatin Zhapokikë të Bashkisë Memaliaj.
“Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në një zonë me shkurre 4 armë zjarri, përkatësish: Tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56 si dhe dy krehëra me fishekë.
Gjithashtu,pranë tyre është gjetur dhe një qese e zezë, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale, 5 kg”- thuhet në njoftimine Policisë.
Nga shërbimet e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 e Kodit Penal./abcnews.al