Ish-zonja e parë Melania Trump po shet kapelën e bardhë që kishte veshur për vizitën e parë shtetërore të administratës Trump në 2018. Kjo ka sjellë reagimin e shumë njerëzve, të cilët e akuzojnë ish zonjën e parë se po vendos përfitimin personal mbi traditën dhe respektin e rolit të saj të mëparshëm.
Kapelja do të dalë në shitje me një pikturë si dhe një shenjë jo të këmbyeshme (NFT) – një portret dixhital i veprës së artit. Të tre artikujt do të shiten së bashku në një ankand që hapet më 11 janar me një ofertë fillestare prej 250,000 dollarësh.
Melania e përdori kapelen për vizitën shtetërore të presidentit francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë. Kapelja, e krijuar nga stilisti personal i Trump, Hervé Pierre, u bë për t’u përshtatur me kostumin e bardhë të koleksionit Michael Kors që ajo kishte veshur për këtë rast.
“Shumë prej këtyre artikujve kanë një rëndësi të veçantë historike — fustani i veshur në një ceremoni inaugurimi, për shembull. Këto artikuj janë të kataloguar dhe të vendosur në bibliotekë me artefakte të tjera nga administrata. Shpesh ato janë në dispozicion për t’u huazuar në muze të tjerë“, thotë Mark Updegrove, president dhe CEO i Fondacionit LBJ, organizatë jofitimprurëse.
“Ndërsa është e drejta e saj për ta bërë këtë, nuk është në përputhje me atë që kanë bërë ish-zonjat e tjera të para, duke dhuruar artikuj të ngjashëm në Arkivin Kombëtar dhe bibliotekat presidenciale në interes të ruajtjes së historisë dhe kthimit të popullit amerikan”, tha Updegrove. /abcnews.al