Melania Trump jep mesazhin e lamtumirës: Dhuna nuk është kurrë përgjigje

schedule23:52 - 18 Janar, 2021

schedule 23:52 - 18 Janar, 2021

Mbrëmjen e së hënës,  zonja e parë në largim e SHBA-ve, Melania Trump ka dhënë mesazhin e lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë, pse humbjes së zgjedhjeve nga bashkëshorti i saj Donald Trump.

Melania u shpreh se ka qenë një nder për të që të ishte gruaja e parë e SHBA-së dhe ka qenë e frymëzuar nga mirësia e shumë amerikanëve. Gjithashtu Zonja e Parë falenderoi të gjithë mjekët dhe infermierët që luftuan me Covid-19  gjatë pandemisë.

“Ka qenë një nder për mua të isha gruaja e parë e SHBA-së. Kam qenë e inspiruar nga mirësia e shumë amerikanëve. Kam jetuar në Shtëpinë e Bardhë bashkë me Donald-in dhe shumë amerikanë u bënë pjesë e zemrës sime. Kam parë sytë e shumë të rinjve që më thanë se janë krenarë, ju jeni heronj dhe gjithmonë do të jeni në zemrën dhe lutjet e mia.

Kam vizituar spitale, persona të sëmurë që shfaqnin gëzim për këdo që takonin, kam takuar nëna me sëmundje të rënda me zemër të madhe për fëmijët e tyre. Falënderoj të gjithë doktorët dhe infermierët që punuan të shpëtojnë jetë gjatë pandemisë së COVID-19. Duhet të kujtoni që në çdo gjë që bëni se dhuna nuk është përgjigjja dhe është e pajustifikueshme. Me një shpresë të sinqeritet unë inkurajoj prindërit që të edukojnë fëmijët se çfarë është e mira. Përdorni çdo mundësi dhe zgjidhni mënyrën më të mirë. Paqe dhe jo dhunë, ne jemi një familje kombëtare. Për të gjithë qytetarët e këtij vendi do të jeni gjithmonë në zemrën time, zoti ju bekoftë juve, zoti bekoftë Amerikën”, tha  Melania Trump.

Ndërsa i kanë mbetur edhe 48 orë në rezidencën ekzekutive, kjo ishte dalja e parë e Melania Trump që nga 31 dhjetori. Që nga ajo kohë, ajo ishte “fshehur” në Shtëpinë e Bardhë, duke paketuar, duke punuar në një sesion fotografik. /abcnews.al/