Melania sfidon Donald Trump, viziton qendrën për emigrantët e paligjshëm

schedule13:30 - 29 Qershor, 2018

schedule 13:30 - 29 Qershor, 2018

Zonja e parë amerikane Melania vijon të sfidojë politikat e bashkëshortit Donald Trump lidhur me luftimin e ashpër të emigracionit. Ajo ka vizituar përsëri një qendër ndalimi.

Melania Trump ka vizituar përsëri një qendër ndalimi për emigrantët. Pas Teksasit, ku ishte e interesuar për rastet e fëmijëve të ndarë nga prindërit, kësaj radhe u gjend në Arizonë. Parashikohet edhe mbajtja e një tavoline të rrumbullakët për emigracionin, çështje që zonja e parë po kërkon të kuptojë me sytë e sajë, siç shpjegon Stephanie Grisham, përgjegjësja e komunikimit. Këtë herë, Melania është kujdesur që të vishet me rroba që nuk shfaqin ndonjë mesazh.

“Jam këtu për t’u iformuar për strukturën, ku e di se mbani fëmijët për një periudhë të gjatë”, ishte shprehur Melania gjatë vizitës në McAllen.

“Dëshiroj t’iu kërkoj se si mundem t’i ndihmoj këta fëmijë të ribashkohen me familjet e tyre sa më shpejt”, nënvizonte zonja e parë.

Dhe duket se dëshiron ta vazhdojë vullnetin e saj për të kuptuar një sistem shumë të ngatërruar. Sipas zëdhënëses, Melania dëshiron të sigurohet se dikush kujdeset për fëmijët. Ndërkohë, për momentin llogaritet të jenë më shumë se 2 mijë fëmijë të ndarë nga familjet.

“Do të vazhdojë t’i thotë bashkëshortit se çfarë mendon për ribashkimin familjar”, konfirmon zëdhënësja e zonjës së parë duke shtuar se sistemi duhet përmirësuar.

Megjithatë shprehet se Melania është shumë e bindur lidhur me rëndësinë e ligjeve që përforcojnë kufijtë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!