“Melania po bën gati valixhet”: Pas zgjedhjeve, Trump mund të humbasë edhe gruan

schedule10:32 - 9 Nëntor, 2020

schedule 10:32 - 9 Nëntor, 2020

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, pas zgjedhjeve mund të humbasë edhe gruan. Kështu shkruajnë mediat e huaja duke iu referuar burimeve pranë çiftit presidencial.

Gruaja e tretë e 74-vjeçarit Donald Trump dhe nëna e 15-vjeçarit Baron, ka kohë që ka marrë vendimin e saj për tu ndarë. Melania synon t’i japë fund martesës së saj 15-vjeçare, sipas gazetës britanike “Daily Mail”, duke cituar pretendimet e Omaroza Manigold Newman, ish-drejtoresha e komunikimit për Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun e Shtëpisë së Bardhë.

Omarosa Manigault Newman pretendon se martesa 15-vjeçare e çiftit kishte mbaruar, duke shtuar: “Melania po numëron çdo minutë derisa ai të dalë nga zyra dhe ajo mund të divorcohet”, shkruan Daily Mail.

 

“Nëse Melania do të përpiqej të largohej ndërsa ishte në detyrë, ai do të gjente një mënyrë për ta ndëshkuar atë”, ka shtuar ajo.

Kjo mbështetet nga ish-kolegia e Melania, Stephanie Walkov, e cila kishte zbuluar se “Zonja e Parë” në largim ka dashur të divorcohet që  në vitin 2016 nga Trump, por ishte duke negociuar pasurinë që do të sigurohej nga presidenti i 45-të i SHBA për djalin e tyre. Walcoff gjithashtu pretendon se çifti flinte në dhoma gjumi të ndara në Shtëpinë e Bardhë.

Pavarësisht nga momentet e ftohta në publik, zonja Trump, 50 vjeç, pretendon se ajo ka “një marrëdhënie të shkëlqyer” me burrin e saj, 74-vjeçar. g.v/abcnews.al