Mëkatar apo kurban?/Tahiri flet në Zonë e Lirë

schedule21:58 - 20 Prill, 2018

schedule 21:58 - 20 Prill, 2018

“Nuk e besoj që do ketë dhe bir nëne dhe bir k… që do të më pengojë”. Me këtë deklaratë, në media u aludua nëse Saimir Tahiri e kishte mesazh për Edi Ramën, për shkak se përdori të njëjtat fjalë që dikur ka thënë edhe vet Kryeministri kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Tahiri mohoi që kjo deklaratë të ishte kërcënim apo mesazh i koduar për këdo. Por, shtoi se është në dijeni se cilët janë personat që duan “t’i bëjnë gropën” në politikë.

Saimir Tahiri: Qemal Stafa nuk e hëngri nga italianët apo e dimë gabim?

Arjan Çani: E hëngri nga Enver Hoxha, ti e di.

Saimir Tahiri: Po mirë, ai nuk e paska ditur nga mund ta hante. Unë të paktën e di. Qemali i shkretë nuk e dinte që mund ta hante nga Enveri. Unë të paktën e marr me mend.

Arjan Çani:….qe do ta hash nga Rama?

Saimir Tahiri: Nuk e besoj dhe as është e mundur. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!