Duhet të jetë padyshim I dëshpëruar.
Anis Mehmeti nuk është nga ata që dorëzohen, dhe karriera po I shkonte shkëlqyeshëm, por kur je në Angli ndodhin edhe hapa prapa.
Lojtari I kombëtares shqiptare sipas të gjitha shanseve do të kthehet në Championship, pra në kategorinë e dytë, dhe nuk do ta realizojë ëndrrën e tij për të qenë në Premier Ligë, në kampionatin më të fortë të botës.
Ipsuiç Taun dhe trajneri Geri O’Nill kanë marrë vendimin për të mos e pasur në planet e tyre këtë edicion, ndonëse kërkojnë shumë për të, 10 milionë euro.
Theksojmë se nga Bristol Siti në janar e morën për 3 milionë.
Rrugët për Mehmetin janë dy, ose të huazohet, ose të transferohet përfundimisht.
Pretendentë për ta marrë nuk mungojnë, që të gjithë në ligën e dytë, që nga Reksham, Birmingem, Derbi Kaunti apo Miluoll.
Lojtari ofensiv I krahut luajti shumë mirë për të mbiquajtur “Blutë” apo “Traktor Bojs”, duke shënuar 2 gola e shërbyer 2 asistë në 19 ndeshje e duke ndihmuar ekipin të ngjitej në Premier Ligë.
Ai pati 26 gola e 9 asistë tek Bristol Siti, kryesisht dy edicionet e fundit.
Gjithsesi, Mehmeti duhet të jetë i kënaqur me karrierën, pasi tre vjet më parë ishte në kategorinë e tretë, e më pas arriti elitën, diçka që mund ta bëjë përsëri.

