Kohët e vështira duket se kanë mbaruar për Medon Berishën. Mesfushori kuqezi ëshhtë në hapat e fundit drejt rikthimit në fushë, duke i dhënë fund kështu një kalvari të gjatë me dëmtimet. Ps gati një viti jashtë, futbollisti është rikuperuar plotësisht dhe ka nisur stërvitjen me Lecce.
Sipas mediave italiane, 23 vjeçari mbylli me sukses fazën e fundit të rikuperimit për dëmtimit në tendinën e kofshës së majtë, të pësuar në 12 dhejtor të vitit të kaluar.
Ky problem fizik ndaloi futbollistin kur po kalonte një moment të shkëlqyer në karrierë, pasi kishte fituar edhe vendin e titullarit me ekipin puljez.
Që nga ajo kohë, Medon Berisha kishte provuar të kthehej në fushë, por pa sukses.
Tashmë futbollisti shpreson të ketë hedhur pas krahëve problemet për të rinisur sërish karrierën e tij, për të cilën pritshmëritë janë të larta.
Duke qëndruar në raportimet e mediave përtej Adriatikut, Medon Berisha pritët të grumbullohet nga trajneri Eusebio Di Francesko për ndeshjen e radhës në Serie A, që Lecce do të luaja kundër Lazio në transfertë, por mbetet për t’u parë nëse do të marrë minuta e para.
Gjithsesi, rikuperimi i lojtarit është një lajm I mirë për vetë futbollistin dhe kombëtarën e Shqipërisë, që do të ketë një alternativë më shumë për mesfushën./abcnews.al



