Mediu: Rruga e vetme për t’i kthyer pushtetin shqiptarëve është përballja

schedule17:15 - 15 Mars, 2019

schedule 17:15 - 15 Mars, 2019

Takime me strukturat e Tiranës në prag të protestës së 16 marsit zhvilloi edhe kreu i partisë Republikane Fatmir Mediu. Sipas tij shqiptarët nuk mund të pranojnë më të rrinë me kokën ulur përballë një Kryeministri që u ka vjedhur votën dhe çdo ditë po i varfëron nëpërmjet taksave, PPP-ve dhe marrëdhënieve klienteliste.

“Edi Rama që në fillimet e tij erdhi me një qëllim  të qartë, shkatërroi sistemin gjyqësor për t’i krijuar imunitet vetes së tij qeverisë dhe klaneve të krimit e korrupsionit. Kemi 2 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, qytetarë nuk kanë ku të garantojnë të drejtat e tyre Kushtetuese, çështjen e pronës etj. Rama me grupet kriminale, kartelet e drogës, jo vetëm dhunoi zgjedhjet, por bleu votat dhe këtë nuk e thotë vetëm Basha, por edhe ndërkombëtarët dhe raporti i DASH. Në momentin kur qeveria injoron vullnetin e qytetarëve atëherë kjo është kundër interesave qytetarëve. Ne nuk duhet të mjaftohemi me dorëheqjen e Ramës, por duhet të prishim këtë sistem, i cili është kalbëzuar dhe u ka dhënë pushtet më shumë politikanëve. Ne duhet të ngrihemi me forcat tona si njerëz që besojnë te e ardhmja”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!