Mediu: Koalicioni opozitar program të qartë, për t`a rikthyer Shqipërinë në rrugën europiane

schedule10:00 - 10 Mars, 2021

schedule 10:00 - 10 Mars, 2021

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në një takim me shtabin elektoral të Tiranës ka vlerësuar koalicionin e opozitës së bashkuar, duke e quajtur bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër regjimit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës.

Ndër të tjera Mediu në fjalën e tij shprehet se Rama po bën fushatë mashtrimesh pafund, me projekte të cilat janë vetëm nëpër kompjuter 3D, jashtë realitetit dhe marrëdhënieve me shqiptarët.

Sipas tij në këto tetë vite jo vetëm kemi një qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar, por dhe një kryeministër që tall dhe përbuz shqiptarët.

“Opozita ka ndërtuar një koalicion, nga pikëpamja ideore dhe përmbajtjes së partive politike, të qënësishëm, me një taktikë elektorale me dy koalicione, një i LSI-së dhe një rreth Partisë Demokratike.

Ne si Parti Republikane e kemi çmuar si një koalicion, i cili ka një program të qartë, për t`a rikthyer Shqipërinë në rrugën europiane, një koalicion i cili do t`i sjellë shqiptarëve një qeverisje të përgjegjshme, e cila në radhë të parë respekton Kushtetutën dhe ligjin, dhe padyshim respekton liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Më tej duke theksuar se beteja me regjimin e korruptuar duhet të konsiderohet si përballja e shqiptarëve me të keqen në 25 Prill me rëndësi të madhe kombeatre, olrballja me nje kryeministër që vetëm shan përbuz dhe mashtron shqiptarët

Rama po bën një fushatë mashtrimesh pafund, me projekte të cilat janë vetëm nëpër kompjuter 3D, jashtë realitetit dhe marrëdhënieve me shqiptarët, jo vetëm një qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar, jo vetëm një kryeministër që tall dhe përbuz shqiptarët, por kohët e fundit duket qartë që nuk ka ngelur asnjë gjë që është humane, as tek Edi Rama dhe as tek ata që janë rreth e rrotull Edi Ramës, madje duket qartësisht që Edi Rama po kërkon të spastrojë Partinë Socialiste, për të mbajtur rreth e rrotull vetes vetëm atë klan, i cili i shërben verbërisht qëllimeve të tij”, ka thënë Mediu.

Ndër të tjera ai ka theksuar se  Shqipëria në 25 Prill voton për t`ju rikthyer mundësisë së punësimit dhe zhvillimit ekonomik, dhe kjo padyshim është në dorën e shqiptarëve, dhe votën e tyre./abcnews.al