Dialog me prezencë ndërkombëtare kërkon Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu për të zgjidhur situatën politke ku ndodhet vendi ynë sot. I ftuar në studion e Provoakcijas në ABC News Mediu tha se opozita duhet të ketë synim ndërtimin e shtetit dhe jo idenë e pushtetit.
“Ajo që duhet të them është se çfarë duhet të bëjmë sot. Opozita duhet të kërkojë dialog me prezencë ndërkombëtare. Si mund të funksionojë nga pikëpamja kushtetuese? Opozita duhet të ketë ndërtimin e shtetit dhe jo idenë e pushtetit. E para është kushtetuta, e dyta reforma zgjedhore dhe e treta reforma në drejtësi. Ne duhet të shohim ëë trupa që duhet të vijë të ketë integritet. Shqipëria ka nevojë për frymë tjetër duhet të dalë nga vendimmarrje e individëve”.
I pyetur se përse kërkon praninë e ndërkombëtarëve, mediu thekson se ata janë garantorë për reforma të rëndësishme.
“Sepse ne kemi nevojë për garantorë, në hapat tanë për reforma të rëndësishme ne kemi angazhim të BE e SHBA. Përfshirja e tyre do ta bënte më dobiprurës dialogun e debatin dhe si opozitë do ofrojmë zgjidhje të rëndësishme dhe unë e kam thënë që më mirë e kam me Ramën se Ballën, se Balla do më thotë të njëjtën gjë si Rama. Unë dua të ulem e të zgjidh problemin. Problemi është në tavolinë jo individi. Opozita me përfaqësuesit që do dhe mazhoranca përfaqësuesit që do”. /abcnews.al